Video Discription |
Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zgjodhi të dielën Lumir Abdixhikun, kryetar të ri të kësaj partie. Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë të tjerë, nënkryetarin aktual Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, ka fituar pa balotazh. Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai u tërhoq nga gara për kreun e partisë. Abdixhiku mori 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Më herët, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas votimeve për kryetarin e ri të LDK-së, u ka thënë mediave se kjo parti do ta ruajë unitetin pas zgjedhjes së kreut të saj.
“Edhe Lumiri, por edhe Besiani, si kandidatë, jo vetëm që janë kolegë të mirë, miq të mirë, por edhe bashkëpunëtorë të mirë dhe të sinqertë. Janë emra kredibil për ta udhëhequr LDK-në.
Gjatë punimeve të kuvendit të LDK-së, kandidati për kryetar i kësaj partie, Besian Mustafa deklaroi se pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, të tre kandidatët që garuan për kryetar të saj, do të punojnë ngushtë dhe së bashku edhe më tej.
“Kandidimi sot është për të insistuar që heshtja në LDK të thyhet dhe me këto zgjedhje uroj që të jetë thyer sepse kjo nuk mund të mbizotërojë. Ne jemi gjithë një ekip si Lumiri, si Lutfiu, ekip i LDK. Këtë kam kërkuar që të ketë ekip si LDK dhe jo projekte individuale”
Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Pak pas fillimit të punimeve në kuvendin e LDK-së, Isa Mustafa dha edhe zyrtarisht dorëheqjen.
“Ajo kultivon partneritetet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneritet me Bashkimin Evropian dhe parti që është cilësuar gjithmonë si parti shtet-formuese, e cila në asnjë rast nuk duhet t’i mungojë skenës politike të Kosovës. Por, besoj fuqishëm që do të kthehet në të ardhmen në krye të vendit”
Kjo është hera e parë që një kryetar i LDK-së jep dorëheqje. Kjo parti është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LumirAbdixhiku#IsaMustafa#TopChannel [WyBlnoo4m-A] |